75 Mall Live Search
08:06 / E Premte, 06 Maj 2022 / OSH

Cavani: Do të largohesha nga Manchester United nëse do e dija se Ronaldo do të vinte

Edinson Cavani ka zbuluar se nuk do të kishte qëndruar në Manchester United nëse do ta dinte se Cristiano Ronaldo po kthehej në klub.

Cavani refuzoi një lëvizje te Boca Juniors verën e kaluar, por u trondit kur pa United të rinënshkruante me Ronaldon nga Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar

Ylli portugez tanimë është sulmuesi kryesor i United përpara Cavanit – madje ia mori edhe fanellën me numrin 7 të uruguaianit, duke qenë golashënuesi më i mirë i klubit me 24 gola deri më tani këtë sezon.

35-vjeçari ka luftuar me një sërë lëndimesh dhe është rikthyer në aksion për ndeshjen e fundit në shtëpi të United kundër Brentford të hënën, pikërisht në kohën e duhur për një lamtumirë në Old Trafford përpara se të largohej si lojtar i lirë këtë verë.

Ish-sulmuesi i Paris Saint-German pranoi se ai do ta kishte refuzuar ofertën e United nëse do ta dinte për rikthimin e Ronaldos, sepse ai mund të shihte se si do të zhvillohej sezoni.

Duke folur për ESPN Brazil, Cavani tha: “Në momentin që ndodhi, mendova se ishte mirë që Manchester nënshkroi Cristiano. Duke ditur pak për botën e futbollit sot, gjëja e parë që bëra ishte të telefonoja vëllain tim dhe t’i thashë: “Fernando, nëse kjo do të kishte ndodhur një javë më parë, do të të kisha kërkuar të nënshkruaje me një klub tjetër”, tha fillimisht ai.

“Ishte më shumë për të kuptuar situatën. Ka shumë gjëra në futboll sot që janë të ndryshme nga mënyra se si kanë qenë me trajnerët e tjerë, si ka qenë më parë, vite më parë”, përfundoi Cavani.

Gjatë këtij sezoni me “Djajtë e Kuqë”, uruguajani ka shënuar dy gola dhe një asist në 13 ndeshje të luajtura në Premier League.