75 Mall Live Search
15:10 / E Premte, 06 Maj 2022 / k.v

Vetaksident te ‘Mati 1’/ Shoferja shtatzënë shpëton pa lëndime (Video/foto)

Një vetaksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14 e 30 minuta në lagjen ‘Mati 1’ në kryeqytet.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky vetaksident ku shihet vetura e cila ka dalë jashtë rrugës.

Sipas lexuesve, vozitja e veturës ishte shtatzënë por e njëjta nuk ka pësuar lëndime.

Në vendin e aksidentit ndodhen ekipet e policisë dhe ato të zjarrfikësve.

Dëmet materiale në veturë janë të konsiderueshme./IndeksOnline/