Prishtina konfirmon arrestimin e Oto John: Lirohet të shtunën!

Prishtina e ka konfirmuar lajmin e Indeksonline për arrestimin e Oto John. Në njoftimin e skuadrës kryeqytetase thuhet se sulmuesi nigerian do të lirohet të shtunën.
”FC Prishtina njofton opinionin publik se sulmuesi, Otto John, është dërguar të enjten (05.05.2022) në mbajtje nga Policia e Kosovës.
Klubi nuk është në dijeni për arsyet e arrestimit ndërkohë që mësojmë si ai do të lirohet nga paraburgimi gjatë ditës së shtunë (07.05.2022).
FC Prishtina i respekton organet e rendit dhe nëse vërtetohet ndonjë aktakuzë ndaj futbollistit do të marr masa në bazë të rregulloreve të brendshme brenda klubit”, thuhet në njoftimin e Fc Prishtinës./Indeksonline/