Arrestohen në Ferizaj/ Babë e birë sulmojnë një femer

Raportohet se në fshatin Komogllavë, Ferizaj janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e birë) nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.
Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet. /Indeksonline/