75 Mall Live Search
10:28 / E Shtunë, 07 Maj 2022 / A. M.

Një tjetër ‘goditje’ e fortë për karrierën e Will Smith

Filmi i ri nga Apple i aktorit Will Smith, “Emancipation”, i cili pritej të publikohej këtë vjeshtë, është shtyrë “deri në vitin 2023”.

Filmi është drejtuar nga Antoine Fuqua dhe pritej të ishte publikimi i parë pas incidentit në Oscars në 2022 ku Will Smith goditi me shuplakë Chris Rock gjë që solli edhe ndalimin e aktorit për të marrë pjesë në ceremonitë dhe ngjarjet e tjera të lidhura me Akademinë për 10 vitet e ardhshme.

Ky nuk është projekti i parë i Will Smith që po shtyhet apo anulohet pas incidentit në Oscars. Sipas Deadline, “This Joka”, seriali stand-up komedi, nuk do të rikthehet për një sezon të dytë.

Sezoni i parë shfaqi komedianët si Punkie Johnson, Demi Adejuyigbe dhe Baron Vaughn. I xhiruar në Las Vegas, seriali gjithashtu shfaqi biseda midis Will dhe aktorëve të humorit. Anulimi i shfaqjes është pak më i komplikuar nga sa mund të duket. Sipas Deadline, opsioni për të rinovuar serialin ka skaduar përpara se Roku të niste shfaqjen. Me sa duket, transmetuesi nuk ishte në gjendje të vlerësonte shikueshmërinë para se të merrnin një vendim. /Indeks Online/