75 Mall Live Search
12:18 / E Shtunë, 07 Maj 2022 / A. M.

E rëndë në Tiranë, vritet me thikë një person pranë ‘Harry Fultz’

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, ku një person është vrarë me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të “Harry Fultz” dhe i vdekur ka mbetur një 60-vjeçar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi Olgert Dhimitri., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin Ilir Kapo, 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.