Fitorja kundër Tottenham jetike për Liverpoolin, ja formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet njëra nga ndeshjet më interesante në Premier Ligën angleze, ku në stadiumin “Anfield Road” Liverpooli pret në shtëpi skuadrën e Tottenhamit.
Liverpooli do të synojë me çdo kusht fitoren sot kundër skuadrës së Antonio Contes, në mënyrë që të vazhdojë garën me hapa të sigurt drejt titullit të Premier Ligës.
Të dy skuadrat rikthehen nga fitoret në ndeshjet e tyre të fundit, ku Liverpooli e mposhti 3:2 Villarrealin në Ligën e Kampionëve, kurse Tottenhami shënoi fitore 3:1 kundër Leicesterit në ligë.
Momentalisht, pas 34 ndeshjeve të zhvilluara, Liverpooli zë vendin e dytë me 82 pikë, një më pak se lideri i tabelës Manchester City, kurse Tottenhami renditet në vendin e pestë me 61 pikë të tubuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqitet Firmino, kurse te Tottenhami mungojnë Doherty, Reguilon, Skipp dhe Tanganga.
Tanimë, Klopp dhe Conte kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe formacionet zyrtare të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Thiago; Salah, Mane, Diaz
Tottenham (3-4-3): Lloris; Romero, Dier, Davies; Emerson, Bentancur, Hojbjerg, Sessegnon; Kulusevski, Kane, Son