Policia jep detaje për vrasjen në Graçanicë ku polici dyshohet se vrau vëllain e tij

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen e një personi në Graçanicë. Sipas raportit të Policisë, i dyshuari (zyrtar policor) ka shtënë më armë zjarri ndaj viktimës mashkull kosovar (vëllait të tij).
“Si pasoj e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. I dyshuari është arrestuar, me rastin është duke u marr IPK (Inspektorati Policor i Kosovës)”, thuhet ndër të tjera në raport, transmeton Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
VRASJE E RËNDË
Fsh. Gushtericë, Graqanicë, 07.05.2022 – 14:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (zyrtar policor) ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës mashkull kosovar (vëllait të tij). Si pasoj e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. I dyshuari është arrestuar, me rastin është duke u marr IPK (Inspektorati Policor i Kosovës).