75 Mall Live Search
11:09 / E Diele, 08 Maj 2022 / LB

Policia publikon pamje nga shtëpia e bastisur në Prishtinë, i ngjason një depo armesh

Policia e Kosovës ka kryer sot një bastisje në Prishtinë, me ç’rast ka hasur edhe në rezistencë.

Madje për të kryer këtë bastisje janë përdoru edhe armët.

Policia e Kosovës ka publikuar edhe pamje të armeve të sekuestruara nga kjo bastisje ku është gjetur arsenal armesh, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Zyrtari policor në vetëmbrojtje detyrohet të përdor armën e zjarrit ndaj të dyshuarit

Prishtinë, 08 maj 2022

Lidhur me raportimet se me datën 07.05.2022, në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor veriu në Prishtinë  ka pasur të shtëna me armë zjarri, pas informacioneve të mbledhura dhe hetimeve të kryera, bazuar në urdhrin e gjyqtarit të proceduarës paraprake sot më datë 08.05.2022, në lokacionin e dyshuar është kryer një bastisje nga zyrtarët policorë.

Policia gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore bazuar në urdhëresën e gjykatës ka ndërmarr veprime në realizim të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit (B.B.).

Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre.

Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë.

Njësitet policore ne vendin e ngjarjes kane hasur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar.

Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe me tutje nga autoritetet kompetente.