75 Mall Live Search
14:05 / E Diele, 08 Maj 2022 / LB

I plagosuri nga Policia gjatë bastisjes në Prishtinë i nënshtrohet operacionit në QKUK

I plagosuri sot nga një zyrtar policor që shtiu në të për vetëmbrojtje është në gjendje të rëndë.

Nga QKUK bëjnë me dije se ai është në gjendje të rëndë dhe i është nënshtruar një operacioni.

Kujtojmë se Policia e Kosovës sot ka shkuar të kryej një bastisje në shtëpinë e Bajram Babiqit, por ka hasur në rezistencë nga ky i fundit.

Zyrtari policor në vetëmbrojtje ka përdor armën e zjarrit.

Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur disa armë.