75 Mall Live Search
15:12 / E Diele, 08 Maj 2022 / LB

Video/ Gjimshiti gjen golin në Serie-A me Atalantën

Berat Gjimshiti ishte protagonist absolut në fitoren 3-1 të Atalantës ndaj Spezias së Rei Manajt.

29-vjeçari u aktivizua për 90 minuta, ku shënoi dhe golin e 1-2 për të kaluar në avantazh skuadrën e tij, i cili ishte dhe goli i tretë i këtij sezoni, pas dy golave të shënuar në Ligën e Europës.

Nga krahu tjetër, Manaj u fut në fushën e lojës në minutën e 56’. Sulmuesi dha një performancë të mirë, teksa i shkoi pranë dhe një asisti, por shoku i tij i skuadrës nuk finalizoi siç duhej.

Me këtë fitore Atalanta ngjitet në vendin e 7-të në renditje, duke shpresuar dhe për një vend në Ligën e Europës.