Ekskluzive: Qeveria ka gati shkarkimin e sekretarit të MTI-së, Gegaj pritet të jetë zëvëndësues i tij

Qeveria e Kosovës pritet të shkarkojë sekretarin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Irfan Lipovicën.
Burime të Indeksonine bëjnë të ditur se procedurat për shkarkimin e Lipovicës kanë filluar dhe ky shkarkim pritet të ndodhë gjatë kësaj jave.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se ministria e Rozeta Hajdarit po përgatit terrenin për zëvëndësuesin e tij.
Javën e kaluar, Arbër Gegaj nga një post i lartë që kishte në ministrinë e Drejtësisë, është transferuar në MTI si zëvëndësues i drejtorit të Departamentit për Rregullimin e Tregut të Naftës.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Gegaj pritet të pasojë Lipovicën në postin e sekretarit në MTI.