75 Mall Live Search
12:32 / E Hënë, 09 Maj 2022 / AR

Si po e kalon legjenda jetën në burg, kërkoi derën hapur të çelisë dhe dy telefonata në ditë

Ish-kampioni i Wimbledonit, Boris Becker është dënuar me dy vjet e gjysmë burg për fshehjen e pronave dhe kredive në vlerë prej 2.5 milionë funta, për të shmangur pagesën e borxheve. Ish-ylli i tenisit ndodhet pas hekurave për më shumë se një javë.

Për shkak të popullaritetit të tij, 54-vjeçari duket se gëzon disa avantazhe në burg. Legjenda e tenisit ka kërkuar që dera e qelisë së tij të mos mbyllet.

Arsyeja për këtë? Boris deklaroi se vuan nga klaustrofobia, frika nga mbyllja. Dëshira e tij thuhet se është plotësuar – të paktën gjatë ditës dera e tij qëndron e hapur.

Dera e hapur e qelisë nuk është avantazhi i vetëm. Pas arrestimit të tij të premten e një jave më parë, Becker-it iu lejua të bënte dy telefonata në vend të asaj të zakonshmes.

Ai vendosi të fliste me të dashurën e tij Lilian de Carvalho Monteiro (33) dhe më pas telefonoi nënën e tij Elvira (86). Becker duhet të ndajë qelinë e tij prej 6,5 metrash katrorë me një të burgosur tjetër.

Duket se ka një rreze të vogël shprese për babanë e katër fëmijëve ngase ylli i sportit do të transferohet në një burg tjetër javën e ardhshme./Indeksonline/