75 Mall Live Search
14:36 / E Hënë, 09 Maj 2022 / LB

Pamje të reja të zjarrit në një parking veturash, Policia jep detaje për rastin ku u djegen 8 vetura

Disa vetura janë përfshirë nga zjarri në parking të “Albi Mall”, në Prishtinë. Policia e Kosovës ka thënë se fillimisht zjarri e ka kapluar një veturë të parkuar, e pastaj dyshohet se janë djegur edhe disa vetura tjera të parkuara.

Në një përgjigje për Indeksonline, Policia bën me dije se për momentin nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëmë materiale në 8 vetura.

Deklarata e plotë e Policisë së Kosovës për Indeksonline:

Rreth orës 13:40 në Veterrnik të Prishtinës, në një parking veturash është raportuar për një rast zjarri.

Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se nga zjarri i cili dyshohet se ka kapluar një  veturë të parkuar, dyshohet se janë djegur/dëmtuar edhe disa vetura tjera të parkuara.

Janë njoftuar me kohë njësitet e zjarrëfiksave të cilat kanë lokalizuar zjarrin.

Për momentin nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura.

Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive.