75 Mall Live Search
17:20 / E Hënë, 09 Maj 2022 / k.v

Sporti si gjuhë mes popujve

Sot në Kampin Villaggio Italia u mbajt një turne ndërkombëtar volejbolli, ku u përfshinë ushtarët e Komandës Rajonale Perëndimor (RC-W) të KFOR-it: 16 ekipe nga 10 kombe të ndryshme garuan kundër njëri-tjetrit nga mëngjesi i së dielës 8 maj me vazhdime deri ne përmbyllje me finalet që u luajten vonë në mbrëmje.

Ne ekzibicion asistoi Komandanti, koloneli Marco Javarone, qe mirëpriti OJQ-në “Caritas Umbria” të Radullocit (Komuna e Klinës) mysafirët e së cilës, fëmijë dhe adoleshentë, morën pjesë në garë.

Turneu ishte një moment i rëndësishëm për të theksuar edhe një herë sesi sporti luan një rol vendimtar në të gjitha kulturat familjare dhe shoqërore falë funksionit të tij edukativ: në fakt përfaqëson një mjet themelor për përhapjen e vlerave kyçe si besnikëria, drejtësia, disiplina dhe përfshirja sociale.

Kontigjenti shumëkombësh i udhëhequr nga Italia, i bazuar në Regjimentin e Artilerisë Tokësore “A Cavallo” të Brigadës Pozzuolo të Friulit, vepron sipas tre linjave drejtuese që synojnë garantimin e sigurisë së Manastirit të Deçanit, monitorimin e lirisë së lëvizjes në sektorin perëndimor të Kosova dhe favorizimin e zhvillimit ekonomik dhe social të popullatës kosovare përmes projekteve të Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak (CIMIC).