75 Mall Live Search
13:50 / E Martë, 10 Maj 2022 / A. M.

I dërguari gjerman vjen në Kosovë, synon rikthimin e dialogut me Serbinë

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, pritet që pas vizitës së tij në Serbi, të vizitojë Republikën e Kosovës.

Burime të “Indeksonlien”, brenda Qeverisë, kanë treguar se i dërguari i Olaf Scholz do të arrijë në Kosovë këtë të enjte.

Kujtojmë se Sarrazin, gjatë takimit që kishte me Vuçiqin, kishte deklaruar se Gjermania dëshiron që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të nis përfundimisht.

Sarrazin: Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të  vizave | Paparaci

Kjo është vizita e parë zyrtare e të dërguarit gjerman në Serbi, ndërsa fotografitë e këtij takimi i ka publikuar në Instagram vet presidenti serb.

Sarrazin ka thënë të hënën se Gjermania dëshiron të krijojë parakushte për rrugën e Serbisë dhe pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, në mënyrë që të ecin drejt integrimit.

I dërguari i Berlinit zyrtar për Ballkanin Perëndimor kishte deklaruar se Kosova në BE, NATO e organizata të tjera, bëhet përmes rrugës së përcaktueshme nga dialogu. /Indeksonline/