UEFA bën disa ndryshime në Ligën e Kampionëve, dy vende iu rezervohen këtyre skuadrave!
UEFA ka bërë disa reforma në formatin e Ligës së Kampionëve në takimin e sot. Nga edicioni i ardhshëm, ekipet do të luajnë 8 ndeshje në vend të 10 në sistemin e ri të miniligës.
Poashtu, dy vende do t’u jepen klubeve në vendet që kanë performuar më së miri në Evropë në sezonin e kaluar.
Nëse këto rregulla do zbatoheshin këtë sezon, një skuadër shtesë në Angli dhe një skuadër shtesë për Holandën do të kualifikoheshin në Champions League sezonin e ardhshëm./Indeksonline/

