75 Mall Live Search
15:41 / E Martë, 10 Maj 2022 / k.v

ICK dhe UNDP organizojnë Panairin e Gjelbër me biznese vendore start-up

Innovation Centre Kosovo (ICK) bashkë me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara  (UNDP) në Kosovë janë duke organizuar një Panair të Gjelbër të Bizneseve Start-up që do të  mbahet të mërkurën, më 11 maj, nga ora 10:00.

Panairi është pjesë e fushatës Kosovo Earth Days (Ditët e Tokës në Kosovë) dhe do t’i mbledhë 13 biznese të gjelbra vendore, duke vënë në pah qasjet briliante të gjelbra, eko dhe të qëndrueshme të startup-eve, bizneseve të vogla dhe të mesme, dhe të organizatave të shoqërisë civile që do të prezentojnë shërbimet dhe produktet e tyre. Aktiviteti synon të theksojë rolin kyç të sektorit privat si katalizator i tranzicionit të gjelbër në ekonominë e Kosovës dhe po ashtu do të shpalosë nisma të gjelbra të vogla dhe të mesme që tashmë ekzistojnë.

Pjesë e ngjarjes do të jetë edhe një prezentim i shkurtër rreth potencialit të energjisë diellore në Kosovë.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë deri në orën 15:00. Organizimi mbështetet nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, Ambasada e Suedisë, Zyra e Bashkimit Evropian dhe USAID.