75 Mall Live Search
15:50 / E Martë, 10 Maj 2022 / kutia

E kujt ishte dasma në SHBA që bëri bashkë të famshmit, çifti nga Kosova u martua me tradita shqiptare

Ka bërë bujë në rrjetet sociale një dasëm shqiptare në SHBA. Një nga të pranishmit ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me gruan, Aniten.

Por, kush ishte çifti që i dha fund beqarisë në një dasëm tërësisht me tradita shqiptare.

Arben Gecaj, djali i biznesmenit të famshëm shqiptar, pronarit të Stone Castle, ishte dhëndrri i natës, ndërsa nusja bukuroshe është shqiptare nga Kosova me banim në Amerikë dhe quhet Arbiana.

Politikanë, ambasadorë, biznesmenë, artistë dhe shqiptarë të njohur nga e tërë bota ishin të pranishëm në dasmën që “dridhi” komunitetin shqiptar në Amerikë.

Me veshje kombëtare dhe tradita shqiptare, Arbiana dhe Arbeni e bën atmosferën 100% shqip në Amerikë.

Në dasmën luksoze nuk munguan as dollarët e shumta që u hodhën tek nusja simpatike.