75 Mall Live Search
15:59 / E Martë, 10 Maj 2022 / k.v

Vrasja që tronditi Kaçanikun, policia ka një pistë hetimi

Vëllezërit Kastriot dhe Hasan Berisha nga Dubrava e Kaçanikut u qëlluan me armë zjarri sot rreth orës 14:00 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Hasani ka vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa Kastrioti i plagosur fillimisht është dërguar në emergjencën e Ferizaj prej nga është transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Policia ka nisur një pistë hetimi dhe është në kërkim të autorit të vrasjes.

IndeksOnline ka raportuar që në fillim për këtë krim që ka tronditur kaçanikasit.

Vrasja është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit” , përballë “Varrezave të Dëshmorëve, dy persona të moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit. Nga informatat e para njeri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga ekipet mjekësore, ndërsa tjetri është transportuar për ndihme mjekësore në Ferizaj e me pas është transportuar për QKUK për trajtim te mëtutjeshme mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë ekipet e policisë që po hetojnë rastin”, ka thënë për IndeksOnline, Kanun Veseli, zëdhënës i policisë në Ferizaj./IndeksOnline/