75 Mall Live Search
15:57 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Këtu e arrestuan Sabit Pacollin në Malmo (Foto)

Ish-kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), dega në Lipjan, Sabit Pacolli është arrestuar para disa ditësh nga autoritetet e sigurisë në Malmo të Suedisë.

Ai u arrestua për neglizhencë dhe shmangie tatimore ndaj këtij shtetit. Dyshimi për keqpërdorim shkon me miliona euro, transmeton Indeksonline

Derisa mediat e Stokholmit treguan se Pacollin e arrestuan në në rrugën e qytetit të Malmos, pasi zhvilloi një takim në Agjencinë Tatimore Suedeze.

“Desha të sigurohem që hetimi ynë preliminar të përfundojë para hetimit të Agjencisë Suedeze të Tatimit”, ka deklaruar prokurori Bo Birgerson.