75 Mall Live Search
18:48 / E Martë, 10 Maj 2022 / k.v

I plagosuri në Kaçanik po përgatitet të futet në operacion, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Kastriot Berisha, i cili u plagos rëndë sot rreth orës 14:00 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, tani po përgatitet t’i nënshtrohet një operacioni në klinikën e kirurgjisë maksilofaciale të QKUK-së.

Burimet e IndeksOnline nga QKUK kanë thënë Kastrioti është plagosur rëndë në fytyrë dhe pjesë tjera të trupit, mirëpo mjekët kanë arritur ta stabilizojnë gjendjen e tij.

Mjekët po bëjnë një punë të madhe për t’ia shpëtuar jetën të riut nga Dubrava e Kaçanikut, i cili humbi sot vëllain e tij, Hasanin.

Vëllezërit Berisha u gjuajtën sot më armë zjarri nga persona që tashmë janë identifikuar nga organet e rendit por ende ndodhen në arrati./IndeksOnline/