Futbollisti i Barcelonës lëndohet rëndë, largohet nga fusha me autoambulancë

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Celta Vigos.
Kjo ndeshje është duke u zhvilluar momentalisht në “Camp Nou”.
Araujo ka pësuar një lëndim të rëndë në kokë pasi u përplas bashkë me bashkëlojtarin e tij, Gavin.
Ndeshja është ndërprerë për disa minuta, teksa Araujo është dërguar me autoambulancë në spital, sipas mediave spanjolle.
Pasi mbrojtësi uruguaian u detyrua të largohet nga loja, Xavi e futi Clement Lengletin në vend të tij.