Borell në darkë takon liderët e rajonit, kjo do të jetë tema kryesore

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell do zhvillojë sonte një darkë joformale me liderët nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Sipas komunikatës së lëshuar për shtyp nga ana e Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), në rend të ditës do jetë agresioni i paligjshëm i Rusisë kundër Ukrainës.
Kosovën në darë do e përfaqësojë, ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, meqë presidentja dhe kryeministri gjendën për vizitë në SHBA.
Nga ana tjetër, pjesëmarrjen në darkë, nga liderët tjerë rajonal, e kanë konfirmuar tashmë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, si dhe presidentët e Malit të Zi dhe Serbisë, Milo Gjukanoviq dhe Aleksandar Vuçiq.
Të gjithë ata paraprakisht do zhvillojnë takime bilaterale me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borell.
Darkat joformale me liderët nga Ballkani Perëndimor, i ka iniciuar ish -Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogehrini.
Këto tani janë shndërruar në traditë kur dy herë në vit, të gjithë liderët mblidhen në Bruksel, ku së bashku me përfaqësuesin e lartë evropianë, diskutojnë për sfidat me të cilat përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor.