Nuk ka më dyshime! Adele ka nisur bashkëjetesën me Rich Paul

Adele dhe i dashuri i saj, Rich Paul, janë duke bashkëjetuar. Këtë e bëri të ditur vet Adele duke publikuar në Instagram disa foto të saj dhe të Paulit duke qëndruar pranë shtëpisë së tyre.
“Koha fluturon”, ka shkruar Adele në imazhet ku shihen të dy së bashku, transmeton Indeksonline.
34 vjeçarja dhe sportisti 40 vjeçar janë bashkë që 1 vit.
Adele ka qenë e martuar me Simon Konecki, teksa martesës i dhanë fund në vitin 2019./Indeksonline/