75 Mall Live Search
08:27 / E Enjte, 12 Maj 2022 / B O

Akuza e Allegrit: Dikush nga Interi më dha një goditje!

Juventur ka mbyllur një sezon pa tituj, për herë të parë që nga viti 2010. Trajneri i skuadrës, Allegri nuk ka fajësuar lojtarët e tij për zhgënjimin, por gjyqtarin e ndeshjes.

Ai ka thënë se u përjashtua pa të drejt ngase mori goditje nga dikush pjesë e skuadrës së Interit.

“Dikush nga Interi kaloi dhe më goditi, por arbitri u kthye dhe më përjashtoi. Megjithatë, kjo nuk ka rëndësi ngase ne po mbyllim sezonin pa fituar trofe dhe kjo duhet të na japë zemërimin e duhur për vitin e ardhshëm. Sonte nuk mund të fajësojmë skuadrën për asgjë. Skuadra pati një ndeshje të mirë, por një referim të dobët” ka thënë Allegri./Indeksonline/