Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë kimike në Slloveni

Një shpërthim i fuqishëm përfshiu një fabrikë kimike në qendër të Kocevjes mëngjesin e së enjtes në Slloveni.
Mediat sllovene shkruajnë se ndërtesat përreth u dridhën nga shpërthimi i fuqishëm. Policia këshilloi qytetarët që të mbyllin xhamat, shkruan Indeksonline.

“Mos iu afroni vendit dhe mbyllni dritaret”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas të dhënave të fundit nga Administrata Sllovene për Mbrojtje dhe Shpëtim, zjarri është shuar.
Dyshohet për viktima dhe dhjetëra punëtorë të lënduar./Indeksonline/