75 Mall Live Search
12:29 / E Enjte, 12 Maj 2022 / AR

Robert Berisha në lidhje dashurie, zbulon emrin e partneres

Këngëtari e moderatori kosovar, Robert Berisha, së fundmi ka shuar kureshtjen sa i përket statusit të tij.

I ftuar në një emision në Top Albania Radio, nuk ka hezituar që të zbuloj të rejat nga jeta private, shkruan Indeksonline.

Ai tregoi që ka nisur një lidhje dashurie dhe që po ndihet mjaftë I lumtur. Gjithashtu e zbuloi emrin e partneres e cila quhet Laureta.

Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Reneesë dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’. Tani jam shumë i lumtur”, tha ai.

Gjithashtu shtoi se nuk do të ketë dasmë sepse me paratë e dasmës do t’i kishte bërë dy muaj pushim.

Jo, dasmë nuk do ketë. Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse ajo (partnerja) më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë”, përfundoi ai./Indeksonline/