75 Mall Live Search
17:07 / E Enjte, 12 Maj 2022 / A. M.

Osmani, Kosova në KE: Secili shtet që vërtetë beson në vlera, do ta përkrahë anëtarësimin tonë!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“DEMOKRACI, TË DREJTA TË NJERIUT, SUNDIM I LIGJIT

Këto janë tri vlerat mbi të cilat bazohet Këshilli i Evropës.

Kosova është mishërim i këtyre vlerave. Prandaj secili shtet që vërtetë beson dhe punon për këto vlera, do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”, ka shkruar ajo. /Indeksonline/