75 Mall Live Search
20:43 / E Enjte, 12 Maj 2022 / MSH

E dhimbshme: Mërgimtari nga Kosova vdes tragjikisht në vendin e punës në Gjermani

Mergimtari Besnik Berisha ka ndërruar jetë tragjikisht në vendin e tij të punës në Gjermani.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familjarja e tij, Vlora Mehmeti – Selimi, e cila ka njoftuar se ai ka vdekur tragjikisht në vendin e punës.

Më tej ajo ka shkruar se varrimi i të ndjerit do të bëhet të shtunën më datë 14 në orën 14:00, në varrezat e fshatit Llukarë të Prishtinës.

Postimi i plotë:

Djali i hallës, Besniku, ka ndërruar jetë tragjikisht në vendin e tij të punës në Gjermani.
Varrimi do të bëhet të shtunën më 14.05.2022 në ora 14:00 në varrezat e fshatit Llukar të Prishtinës.
Dhembja për gjithë familjen është e madhe.
Besnikun do ta kujtojmë përgjithmonë për veprat dhe punët e mira që ka lënë pas, e që janë ngushëllimi më i madh në këto ditë të dhimbjes, për të gjithë ne.
I përjetshëm do të jetë kujtimi, Besnik!