Ndizet gara për Top 4, Tottenhami triumfon me lehtësi në derbin kundër Arsenalit

Ka përfunduar gjithçka sa i përket derbit londinez mes Tottenhamit e Arsenalit, ku skuadra e Antonio Contes ka arritur të arkëtoj pikët e plota.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Tottenhami ka triumfuar me lehtësi kundër Arsenalit, duke e mposhtur si vendas me rezultat 3:0.
Ylli anglez Harry Kane shkëlqeu në këtë ndeshje duke shënuar dy gola, respektivisht, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 22’, ndërsa thelloi epërsinë në 2:0 në minutën e 37’ të ndeshjes.
Golin e tretë për skuadrën e Contes, dhe të fundit të ndeshjes e shënoi Heung-Min Son, i cili në minutën e 47’ vulos rezultatin final 3:0.
Me pikët e reja, Tottenhami vazhdon pozicionimin në vendin e pestë me 65 pikë, por tani vetëm një pikë larg Arsenalit, që zë vendin e katërt.
Rezultati final i ndeshjes është 3:0 në favor të Tottenhamit.