75 Mall Live Search
23:51 / E Enjte, 12 Maj 2022 / MSH

Vjen përkrahja e madhe e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, konfirmohet nga amabsadori

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka konfirmuar përkrahjen e shtetit gjerman në procesin e anëtarësimit të vendit në Këshill të Evropës.

Përmes një postimi në facebook, Ajeti ka njoftuar mbi takimin e tij e deputetin gjerman, Knut Abraham, i cili është përkrahës i Kosovës dhe deputet aktiv për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës.

“Në këtë ditë historike për Republikën tonë, pata nderin të takoja një mik dhe mbështetës të madh të vendit tonë z. Knut Abraham, i cili është një nga deputetët më aktiv në Bundestag-un gjerman për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Faleminderit Knut!” shkroi Ajeti në facebook.

Ndryshe, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka dorëzuar sot në Këshill të Evropës aplikimin për anëtarësim, raporton Indeksonline.

Aplikimin e saj e ka pranuar zëvendëssekretari i KiE-së, Bjorn Berge.