75 Mall Live Search
11:16 / E Premte, 13 Maj 2022 / B O

Reagon ministri Damka: Të hetohet rasti deri në fund!

Në disa media dje është raportuar arrestimi i dy personave të cilët janë apostrofuar si persona të afërt në familje me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.

Ministri i Qeverisë së Kosovës ka kërkuar që rasti të hetohet deri në fund ndërsa është shprehur se personat në fjalë nuk janë pjesë e familjes së ngusht të tij.

“Personat e apostrofuar në portale nuk janë familjarë të brezit të parë të Ministrit Fikrim Damka, që nënkupton as fëmijë dhe as vëllezër.

Duke pasur parasysh përgjegjësinë publike të Ministrit na lejoni të ju informojmë që tenderët e pretenduar nuk kanë të bëjnë asgjë me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe as me Ministrin Fikrim Damka.

Ministri Damka kërkon nga organet kompetente të shtetit, që të ndjekin rastin deri në fund dhe përsonat përgjegjës të përgjigjen para ligjit” thuhet në reagimin e Damkas./Indeksonline/