75 Mall Live Search
12:52 / E Premte, 13 Maj 2022 / k.v

11-vjeçari sulmohet nga qentë endacakë në Gjilan, axha i tij rrëfen ngjarjen (Foto)

E.K., 11-vjeç nga Gjilani dje është sulmuar nga qentë endacak në rrugën “Mulla Idrizi”, raporton IndeksOnline.

Viktima i lënduar është dërguar menjëherë drejt emergjencës ku ka pranuar ndihmën e mjekëve.

Axha i tij ka thënë për IndeksOnline se janë në hall nga qentë endacak dhe askush nuk po merret me këtë problematikë.

“E kam pa që po ma sulmojnë nipin dhe kam vrapuar menjëherë për ta shpëtuar. Të përgjakur e kemi nisur drejt emergjencës ku mjekët kanë intervenuar menjëherë për t’ia pastruar varrën dhe për t’ia ndalur gjakderdhjen. Nipi ka pësuar lëndime në pjesë të ndryshme të trupit por për fat të mirë i ka shpëtuar më të keqes”, ka thënë axha i 11 vjeçarit.

Ai thotë se rastin e kanë paraqitur nëpër të gjitha instancat dhe presin që sa më parë tu bëhet një zgjidhje sepse sipas tyre nuk ka mbetur të jetohet më në këtë zonë të mbushur me qen endacak.

Sulmi ka ndodhur të enjten rreth orës 17:00 ndërsa tani gjendja shëndetësore e 11-vjeçarit është jashtë rrezikut për jetën./IndeksOnline