I dërguari i qeverisë gjermane viziton manastirin e Deçanit

I dërguari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, ka vizituar dje manastirin e Deçanit.
“Është fantastike të vizitosh manastirin e Deçanit. Trashëgimia kulturore e Visoki Deçanit është pjesë e rëndësishme e Kosovës multietnike. “Mezi pres të vij sërish”, shkroi Saracin në Twitter.
Ai dje së bashku me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rode, ka vizituar Deçanin.
Me atë rast ata biseduan me At Sava Janjiq, i cili tha se janë diskutuar për çështjet e mbrojtjes së Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe mënyrat për përmirësimin e jetës së të gjitha komuniteteve në Kosovë. /Indeksonline/