75 Mall Live Search
14:55 / E Premte, 13 Maj 2022 / k.v

Thaçi, Lladrovci e Limaj bashkë në një foto: Sa më shumë po ecë koha, aq më shumë rritet rëndësia dhe shkëlqimi i UÇK-së

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar një fotografi të kohës menjëherë pas luftës, në të cilën shihet edhe ish presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Nisma’s, Fatmir Limaj.

Lladrovci thotë se sa më shumë po ecë koha, aq më shumë rritet rëndësia dhe shkëlqimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Postimi i Lladrovcit:

Facebook, të rikujton e rikthen momente të paharrueshme.

E falënderoj Fahredin Avdiun, për një foto të hershme, pak ditë pas çlirimit të vendit, në Skenderaj, me ish presidentin Hashim Thaçi!

Sa më shumë po ecë koha, aq më shumë rritet rëndësia dhe shkëlqimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!