75 Mall Live Search
11:07 / E Shtunë, 14 Maj 2022 / A. M.

Mblidhet LDK-ja e Podujevës, pritet zgjedhja e kryesisë së re

Anëtarët e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë janë duke u mbledhur.

Ata pritet që në mbledhjen e sotme që zgjedhin kryesinë e re.

Kujtojmë se me 29 janar të këtij viti Ekrem Hyseni ishte zgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Podujevë me 74 vota pro dhe një abstenim.

Kurse, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kreu i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, një kuvend të tillë e kishte kundërshtuar dhe e kishte quajtur të paligjshëm.