75 Mall Live Search
17:17 / E Shtunë, 14 Maj 2022 / OSH

Grenell në një linjë me Putinin: Nuk duhet të zgjerohet NATO!

Ish i dërguar special i Presidentit Trump për Negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës, Ambasadori Richard Grenell ka kundërshtuar iden për zgjerimin e shteteve të NATO-së, shkruan IndeksOnline.

Ai e arsyetoj këtë duke thënë se anëtarët aktual nuk po i kryejnë obligimet e tyre të zotimit të Uellsit.

“Ne NUK duhet të flasim për zgjerimin e anëtarësimit në NATO kur anëtarët aktualë nuk po paguajnë as detyrimet e tyre të zotimit të Uellsit”,shkroi në një cicërimë në Twtter Grenell.

Me këtë cicërimë Grenell dëshmoi se është në një linjë të mendimeve me presidentin rus, Putin.

Kujtojmë se, Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka bërë thirrje NATO-s që të mos zgjerohet në Ukrainë apo në ndonjë ish-republikë tjetër sovjetike.

Putin pretendon se fuqitë perëndimore po përdorin aleancën e mbrojtjes së NATO-s për të minuar Rusinë. Njësoj sikur Putin, edhe Kina ka akuzuar NATO-n se përkrah një ideologji të Luftës së Ftohtë.

Ndryshe, ditë më parë Finlanda dhe Suedia kanë thënë se shumë shpejt do të aplikojnë për tu anëtarësuar në NATO, gjë e cila s’i pëlqeu fare Putinit./IndeksOnline/