75 Mall Live Search
12:06 / E Diele, 15 Maj 2022 / MSH

Gjarpri i rrezikshëm shfaqet në Bjeshkët e Deçanit

Një gjarpër i rrezikshëm është parë sot në Bjeshkët e Deçanit, raporton Indeksonline.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturin nepërka ose hundraku, i cili karakterizohet me brithin në buzën e sipërme.

Gjatësia e tij mund të arrijë deri afër një metre.

Zakonisht në Kosovë mund të haset më shpesh në Klinë, Istog, Prizren, Ferizaj, Kaçanik, Gjakovë e Viti.

Rrezikshmëria nga ky gjarpër nuk është shumë e lartë.