75 Mall Live Search
14:15 / E Diele, 15 Maj 2022 / MSH

Tragjedi në Argjentinë, dy vëllezërit futbollistë humbin jetën në aksident

Futbollistët argjentinas, vëllezërit Maxi dhe Ariel Rolon kanë humbur jetën në një aksident mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në seksionin midis Pujata dhe Casilda, ku dyshja kanë humbur kontrollin e makinës dhe janë përplasur me një pemë.

Maxi ka qenë për 6 vite lojtar i Barcelonës, konkretisht në vitet 2010-2016, nga ku mori dhe famën më të madhe.

Klubi ka reaguar rreth lajmit të hidhur, duke shprehur keqardhjen në rrjete sociale.

Aktualisht dy vëllezërit luanin për klubet në qytetin e Chabas.