Sonte sytë kah Karagaçi, Peja me shpresën e fundit kundër Trepçës!

Klubi Basketbollistik Peja sonte ka shpresën e fundit për të vazhduar tutje në play-off, me ndeshjen kundër KB Trepçës, raporton Indeksonline.
Ndeshja e tretë gjysmëfinale e play-offit do të jetl vendimatre për Pejën, pasi kjo e fundit ose do të ngjallë shpresat për kualifikim tutje nëse fiton, ose do të përfundojë play-offi për të.
Ekipi pejan ka humbur në dy nga pesë ndeshjet e ballafaqimit të saj me Trepçën, të dy këto ndeshje të zhvilluara në palestrën Minatori.
Ndeshja do të fillojë në ora 17:00./Indeksonline/