Kryhen pjesët e para në pesë ndeshjet e BKT Superligës, ja rezultatet

Janë kryer pjesët e para të pesë ndeshjeve që po zhvillohen në BKT Superligë, në xhiron e parafundit për këtë sezon.
Në ndeshjen mes Drenicës dhe Ballkanit nuk është shënuar asnjë gol, ndërsa Dukagjini dhe Llapi i shënuan njëra-tjetrës nga një gol.
Nga një gol i shënuan njëra-tjetrës edhe Gjilani dhe Llapi, me këtë të fundit që e barazoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë.
Në dy ndeshjet tjera, ato mes Ulpianës dhe Feronikelit, si dhe Prishtinës dhe Dritës, nuk pati gola.