75 Mall Live Search
19:40 / E Diele, 15 Maj 2022 / AR

Pacolli: Sot më e rëndësishme se kurrë që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka quajtur vendim historik kërkesën e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO.

Në një shkrim në Facebook, ai tha se sot është më e rëndësishme se kurrë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj aleance ushtarake.

“Kërkesa e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO janë vendime historike dhe lidership i dëshmuar që, pavarësisht parimeve të tyre, dëgjojnë vullnetin e popullit për kufij më të sigurt. Sot është më e rëndësishme se kurrë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj aleance ushtarake”, ka shkruar Pacolli./Indeksonline/