Rusia nis të konfiskojë kompanitë e huaja, Renault bëhet pronë e shtetit rus!
Qeveria ruse njoftoi në fillim të marsit se do të konfiskonte asetet dhe pronat nga kompanitë e huaja që ndaluan prodhimin në Rusi pas fillimit të pushtimit të Ukrainës.
Kremlini tani ka filluar të veprojë. Asetet e degës ruse të prodhuesit të makinave Renault do të bëhen pronë e shtetit rus, shkruan Indeksonline.
Tani e tutje, 100 për qind e aksioneve në sipërmarrjen e përbashkët “CJSC Renault Rusia” janë në pronësi të qeverisë në Moskë.
Federata Ruse do të zotërojë 67.69 për qind të aksioneve të koncernit të automobilave AvtoVAZ, ndërsa aksionet e mbetura do të zotërohen nga kompania shtetërore ruse Rostec.
AvtoVAZ do të marrë përsipër mirëmbajtjen e automjeteve Renault në të ardhmen./Indeksonline/