75 Mall Live Search
18:50 / E Hënë, 16 Maj 2022 / AR

Kënga e re e Machine Gun Kelly i bëri lëmsh njerëzit: Ç’po ndodh me çiftin?

Machine Gun Kelly, këngën e tij të fundit ia dedikoi “shpirtit të tij binjak” a.k.a Megan Fox-it, por jo vetëm. Gjatë eventit të Billboard Music Awards, reperi tha se kënga dhe performanca shumë emocionale ishte dedikim për “gruan e tij” dhe “fëmijën e tyre të palindur”. 

Kjo deklaratë bëri që në mendjen e të gjithëve të lindnin pyetje: 1) Çifti janë martuar? 2)Çdo të thotë Gun Kelly me “fëmijën e palindur”?

Reperi nuk dha asnjë detaj më shumë, nëse Megan është në pritje të ëmbël apo nëse bëhet fjalë për një fëmijë të humbur të dyshes. 

Pas performancës ai shkroi në Twitter se “të këndonte fundin e asaj kënge, ishte zemërthyese për të”. 

Nga ana tjetër, Megan u shpreh se është më shumë se e emocionuar për dedikimin e marrë prej tij.

Kënga e re e Machine Gun Kelly i bëri pak lëmsh njerëzit:

“Ka diçka shumë të veçantë dhe sekrete tek kutptimi i kësaj kënge, prandaj jam kaq e emocionuar, por s’mund të qaj sepse i bie të prish këtë dreq peneli.”- tha Megan dhe ne e mirëkuptojmë.