Reperi i njohur amerikan përfshihet në një rrahje masive

Reperi i njohur amerikan, Freddie Gibbs është përfshirë në një rrahje masive në një lokal në Buffalo.
Dhjetëra persona janë përfshirë në rrahje, ndërsa reperi ishte njëri nga ta (me bluzë të gjelbërt).
Dyshohet se personat që Gibbs u përfshi në rrahje janë bashkëpunëtorë të Benny The Butcher, reperit tjetër me të cilin Gibbs nuk ka raporte të mira.
Rrahja e reperit ka ndodhur para performancës së tij në fundjavë në New York. Më pas ai u paraqit në koncert me njërin sy të enjtur./Indeksonline/