75 Mall Live Search
14:09 / E Martë, 17 Maj 2022 / AR

Gjysma e ndjekësve të Joe Biden në Twitter janë fals

Pothuajse gjysma e 22.2 milionë ndjekësve aktual të presidentit amerikan Joe Biden në Twitter janë të rremë, sipas një auditimi të kompanisë softuerike SparkToro.

SparkToro zbuloi se 49.3 për qind e përdoruesëve që ndjekin llogarinë zyrtare në Twitter @POTUS janë “ndjekës të rremë” bazuar në analizën e një numri faktorësh.

CEO i Tesla-s, Elon Musk , i cili aktualisht po përpiqet të blejë Twitter, ka shprehur shqetësime për numrin e llogarive false.

Musk më herët tha se marrëveshja e tij prej 44 miliardë dollarësh për blerjen e Twitter nuk mund të realizohej derisa të zgjidhen problemet me llogaritë e rreme./Indeksonline/