75 Mall Live Search
16:19 / E Martë, 17 Maj 2022 / OSH

Vushtrri: Policia shpëton një qytetare nga ngulfatja

Falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policor, është shpëtuar nga ngulfatja një qytetare  nga Vushtrria.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri,  kur dy zyrtarë policorë kanë vërejtur një qytetare e shtrirë në rrugë me gjendje të përkeqësuar shëndetësore të cilës  iu kishin bllokuar rrugët e  frymëmarrjes.

Reagimi i  shpejtë i dy zyrtarëve policor në ofrim të ndihmës së parë ka bërë që qytetares të i lirohen rrugët e frymëmarrjes, të shpëtohet nga ngulfatja  dhe ta kthejnë në gjendje stabile.

Pas normalizimit të gjendjes shëndetësore – qytetarja, ka falënderuar zyrtarët policor për ndihmën  e dhënë dhe veprimet e ndërmarra.