75 Mall Live Search
17:43 / E Martë, 17 Maj 2022 / OSH

Sulmohet një person në rrugën “Bill Clinton”

Një person është sulmuar dhe kanosur nga kolegu i tij sot rreth orës 15:00 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Aktualisht policia ka nisur një hetim preliminar lidhur me rrethanat e këtij rasti, me qëllim ndriçimin e plotë të ngjarje.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.