75 Mall Live Search
09:00 / E Mërkurë, 18 Maj 2022 / B O

Ndërron jetë sportisti i famshëm gjerman

Ka ndërruar jetë basketbollisti i famshëm gjerman, Ademola Okuaja. Nuk janë bërë të ditura ende shkaqet e vdekjes të gjermanit me prejardhje nigeriane.

Okulaja ishte dyshe e famshme me Dirk Nowitzkin te Gjermania.

Në karrierën e tij ka luajtur tek shumë skuadra evropiane, si Alba Berlin, Girona, Barcelona, Benetton, Khimki, Alicante e Brose Baskets.

Ai ishte kapiteni i kombëtares gjermane dhe një nga lojtarët kyç të ekipit së bashku me Dirk Nowitzki dhe Patrick Femerling.

Ai ishte pjesë e ekipit kombëtar në Kupat e Botës 2002 dhe 2006. Okulaja me Gjermaninë morë pjesë në Kampionatin Evropian në 1995, 1997, 1999 dhe 2001./Indeksonline/